Delegacioni nga Parlamenti belg jep përkrahje për rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvëndësministrin e Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, kanë pritur një delegacion përfaqësues të Parlamentit Federal të belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-së, që është kryesuar nga deputeti Theo Francken, shkruan Express.

Siç njofton Zyra për Media e kryeministrisë, në këtë takim është diskutuar prezenca e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë e NATO-s dhe bashkëpunimi në mes të institucioneve të dy shteteve.

Sipas komunikatë së Kryeministrisë, deputetët belg e kanë konfirmuar përkrahjen e Belgjikës ndaj Kosovës sidomos për proceset integruese në mekanizmat e BE-së dhe NATO-s.

“Kryeministri Kurti falënderoi delegacionin belg për vizitën dhe mbështetjen e tyre dhënë Kosovës dhe të shtetit belg që në vazhdimësi ka përkrahur vendin dhe shtetin tonë në gjitha fazat e shtetndërtimin dhe zhvillimit. Ai i njoftoi ata me punën e institucioneve, arritjet e qeverisjes, përparimin demokratik, ekonomik dhe në sundim të ligjit, si dhe vëmendjen që qeveria i ka dhënë fushës së mbrojtjes dhe mekanizmave të sigurisë përmes ndarjeve buxhetore në dy vitet e fundit”, thuhet në komunikatë.

Në takim gjithashtu është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në vend, veçanërisht në katër komunat në veri dhe për dakordimin e arritur në fillim të kësaj javë për hapat drejt depërshkallëzimit të plotë të situatës atje.

 


Shtuar 14.07.2023 21:22