U zgjodh kryetar i Grupit të PS, Çuçi: Përgjegjësi e madhe

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka marrë disa vendime të cilat kanë sjellë ndryshime në drejtimin e strukturave të Partisë Socialiste.

Asambleja e PS-së ka zgjedhur që ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi të marrë postin e kryetarit të Grupit të Partisë Socialiste.

Ndërkohë Çuçi ka reaguar shkurtimisht ku është shprehur se kjo detyrë është një përgjegjësi e madhe.

Çuçi u shkarkuar pak kohë më parë nga posti i ministrit të Brendshëm pas ngjarjes në Fushë-Krujë ku anëtarë të fisit të deputetit Rrahman Rraja dhunuan dy kushërinj të fisit Maja.

Sot gjithashtu u vendos që Blendi Klosi të marrë postin si sekretar të Përgjithshëm të PS, post të cilin me parë e mbante Damian Gjiknuri.


Shtuar 26.07.2023 19:57