Rama: Kemi legjislacionin më të avancuar për minoritetet, jam krenar për këtë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij sot, ku ishte i pranishëm në nisjen e procesit të Censit të popullsisë dhe banesave, foli dhe për minoritetet.

Rama u shpreh se Shqipëria ka legjislacionin më të avancuar për minoritetet dhe është krenar për këtë gjë.

“Jam shumë krenar për shumëgjëra, por një nga gjërat që më bën krenar është se ka legjislacionin më të avancuar për minoritetet. E kemi bërë pa na e kërkuar kush, por deshëm vërtet ta bënim optimal, rezatues. Dhe e dyta jam krenar që i kemi integruar dhe trajtohen pa diferencime. Nuk ka një minoritar të vetëm që të ngrihet dhe të thotë se kam një problem që lidhet me faktin që kam një etni tjetër. Nuk ekziston. E dimë se ka gjëra për t’u përmirësuar, si për minoritetet ashtu dhe për komunitete me kombësi shqiptare”, tha Rama.


Shtuar 13.09.2023 10:47