Alarm në Rinas, një pako e dyshimtë ngre policinë në këmbë, çfarë ndodhi

Policia e Rinasit është alarmuar ditën e sotme, pasi gjatë skanimit rezultoi një pako e dyshimtë.

Mënjehërë janë njoftuar forcat speciale, ato të xhenios për të parë se çfarë po dnodhte, dhe për të siguruar territorin dhe qytetarët.

Por pas verifikimeve rezultoi se nuk kishte asnjë problem me pakon.

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas janë njoftuar se gjatë skanimit të disa pakove në ambientet e godinës së Kargos, është konstatuar një pako e dyshimtë.

Menjëherë pas njoftimit, janë kryer të gjitha veprimet procedurale për sigurinë e shtetasve që ndodheshin në këto ambiente apo pranë tyre.

Nga veprimet e shpejta ekzaminuese, të kryera nga Njësia Antieksploziv e Repartit Special RENEA, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato të Drejtorisë së Antiterrorit, rezultoi se pakoja nuk kishte probleme.

Grupi hetimor vijon veprimet verifikuese, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.


Shtuar 17.05.2023 15:12