“Do vriste vajzën”, i zbrazi karikatorin ish-partnerit grek, shqiptarja thotë se jo çdo gjë është siç duket

49-vjeçarja shqiptare në Greqi, Klodiana Çelo, I cila sulmoi pak ditë më parë ish-partnerin e saj me armë zjarri, nuk i ka pranuar akuzat e ngritura në Prokurori.

Ajo ka mohuar që arma me të cilën plagosi ish-partnerin e saj okulist, 68-vjeçarin në Chalandri, të ketë qenë e saj.

Thetoc.gr shkruan se 49-vjeçarja duke folur në emisionin ‘Të vërtetat me Zinën’ në Star, ka kontestuar edhe dëshminë e vajzës së saj, duke pretenduar se 12-vjeçarja ka frikë dhe do të thotë dhe të bëjë atë që të tjerët duan.

“Arma ishte e tij. E nxorri dhe po bëhej gati të nxirrte të tjera. E kishte armën dhe shkoi tek fëmija për të më fajsuar mua. Nuk i kam bërë pritë. Asnjë lidhje. Kishim një takim në orën 3, unë kisha mbërritur më herët dhe i dërgova mesazh që të merrte fëmijën pas shkollës… I besova dhe vendosa një bishë në shtëpinë time,” tha ajo.

Klodiana Çelo Pavlidou është shqiptarja, e cila qëlloi me armë zjarri bashkëshortin e saj në Greqi. Ngjarja e rëndë ndodhi disa ditë më parë në Chalandri, të Greqisë, përballë vajzës së tyre 13-vjeçare. Okulisti i njohur George Neos, është partneri i saj i cili po lufton për jetën në spital. Autorja, e cila është vënë në pranga nga policia, e ka pritur viktimën teksa po merrte nga shkolla vajzën e tyre. Kur burri doli nga shtëpia për ta marrë fëmijën nga shkolla, ajo iu afrua dhe pas një debati e qëlloi në bark para fëmijës së tyre 13-vjeçar./albeu.com/


Shtuar 15.11.2021 18:20