“Shtohen me 15.9% të ardhurat në vend”, Ibrahimaj: Ecuri pozitive ne prodhimin vendas

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj ka deklaruar ditën e sotme se të ardhurat në vendin tonë në 8 muajt e parë të vitit janë rritur me një masë 15.9% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ajo pranoi se kjo ka ardhur nga rritja e çmimeve por shtoi se faktorë kryesorë janë edhe aktiviteti ekonomik në vend dhe rritja e kapaciteteve të mirëadministrimit.

“Të ardhurat janë rritur me 15.9% në krahasim me një vit më parë. Kjo është rritur ngushtësisht me çmimet por edhe me aktivitetin ekonomik në vend. Por edhe rritjen e kapacitetve të mirëadministrimit.

Të ardhurat janë 15.9 më shumë në krahasim me një vit më parë. Edhe muaji shtator ka qëndruar në të njëjtën linjë. Në shpenzimet qeveritare kemi pasur një ecuri të shpenzimeve 1.4% më të lartë se vit ii kaluar. Prithsmëritë për pjesën e mbetut të vitit janë për rritje ekonomike positive po ashtu edhe në vitin 2023”, u shpreh Ibrahimaj./albeu.com