Nuk e la të hynte në club, punonjësi i sigurimit sulmohet me kallashnikov në Prishtinë

Një tentativ vrasje, ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm te “Përroi i Njelmët”, në Prishtinë.

Sipas burimeve nga mediat e Kosovës, personi që u sulmua është indetifikuar si K.P.

Ai punonte tek sigurimi i clabit “Zone Club”, i cili është lënduar nga sulmi me armë kallashnikov.

Gjithashtu mësohet se konflikti ka ardhur ndërsa i dyshuri i sulmit nuk ishte lejuar të hynte në clab gjatë mbrëmjes.

Përveç lëndimeve që ka pësuar i lënduari, edhe në automjetin e tij janë shkaktuar dëme nga sulmi. Kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarit dhe arrestimin e tij.