Mjegulla “verbon” drejtuesit e mjeteve në Kinë, mbi 400 makina përfshihen në aksident (VIDEO)

Mbi 400 mjete janë përfshirë në aksident në qytetin qendror kinez të Zhengzhou në provincën Henan për shkak të kushteve jashtëzakonisht të mjegullës të mërkurën në mëngjes, raportoi media shtetërore CCTV.

Sipas njoftimeve, në aksident ka humbur jetën një person.

Siç shihet dhe nga pamjet, makinat dhe kamionët janë bërë grumbull njëra mbi tjetrën në urën Zhengxin Huanghe.

 

Gjithashtu nga aksidentet kanë mbetur dhe shumë të plagosur dhe të bllokuar, pasi për shkak se numri i mjeteve ka qenë i lartë, ndërhyrja është bërë e vështirë.

Dukshmëria në zona të shumta, duke përfshirë Zhengzhou, ishte më pak se 500 metra dhe 200 metra në disa zona këtë mëngjes, sipas shërbimit lokal meteorologjik.

Policia Rrugore kishte lëshuar një njoftim që ndalonte të gjitha automjetet të kalonin urën për shkak të motit me mjegull, por si duket këshilla është anashkaluar nga drejtuesit e mjeteve duke sjellë këto pasoja./albeu.com


Shtuar 28.12.2022 09:15