Mesazhi nga një numër i panjohur i “shpëtoi jetën” drejtoreshës në Shkodër, pse u penduan atentatorët?

Një mesazh në telefonin e Drejtorëshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësorë në Shkodër duket se ka qënë shpëtimi i Suida Kukës nga shpërthimi i mundshëm. Burimë pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije, se Suida Kuka, ka marrë një mesazh në telefonin e saj, nga një numër i panjohur ku është njoftuar për lëndën plasesë në mjetin e saj.

Menjëherë pas këtij mesazhi ajo ka marrë në telefon forcat e policisë së Shkodrës të cilët kanë rrethuar zonën dhe kanë kërkuar evakuimin e të gjithë institucionit. Në dëshminë e saj në policinë e Shkodrës, Suida Kuka ka deklaruar se nuk e njihte atë numër, ndërkohë që pikërisht në këtë moment policia e Shkodrës dhe prokuroria po hetojnë edhe në lidhje me tabulatet telefonike dhe po kërkohët gjurimimi i numrit që dërgoi mesazhin.

Nga ana  tjetër në dëshminë në polici ajo ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona te tjerë ndërkohë që edhe sa i takon detyrës si titullare e institucionit nuk ka pasur konflikte apo presione.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në të gjithë lagjen, Vojo Kushi për të parë levizjet e dyshimta dhe personin me motor që dyshohet se ka vendosur lëndën eksplozive.

Ende nuk ka një pistë hetimi nga ana e policisë së Shkodrës megjithatë ajo çfarë bëjnë më dije burimet mesohet se po hetohet në lidhje me pozicionin e punës së Drejtoreshes Kuka.

Tashmë është konfirmuar se rreth 200 gr eksploziv është vendosur pranë mjetit të drejtoreshes Suida Kuka, ndërkohë që ekspertet bëjnë me dije se lenda eksplozive ka qënë me telekomandim.