Më në fund pushojnë rreshjet, si parashikohet moti për ditën e enjte

Dita e enjte do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme.

Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira të cilat gradualisht do t’ja lënë vendin kthjellimeve.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek e hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 0°C deri në 7°C

zonat e ulëta  1°C deri në 17°C

zonat bregdetare  4°C deri në 16°C


Shtuar 29.12.2021 23:28

Tags: ,