Po shëndosheni? Arsyet pse shtoni më shumë në peshë gjatë vjeshtës

Shtimi në peshë ose jo është sigurisht një ndodhi që e përcakton ngushtë metabolizmi i çdo personi.

Gjithsesi nëse keni vënë re se vetëm në periudha të caktuara të vitit keni tendencën të shtoni në peshë ka disa arsye.

Flini më shumë

Gjatë stinës së verës kur dielli shkëlqen dhe ajri është i ngrohtë, dëshira për të dalë nga shtëpia është më e madhe.

Vera është edhe më e pasur me aktivitete, duke filluar që nga pushimet detare ose malore.

Ndryshime në metabolizëm

Sipas një studimi të Universitetit të Mastrit në Holandë, metabolizmi e djeg më shumë ushqimin gjatë vjeshtës dhe dimrit.

Gjatë këtyre muajve trupit i duhet më shumë energji për t’u ngrohur, për këtë arsye e djeg edhe më shpejt ushqimin.

Në këtë mënyrë ju detyroheni të konsumoni më shumë ushqim, sheqerna apo brumëra.

Moti i ftohtë

Nëse ju pëlqejnë aktivitetet sportive apo ecjen në natyrë, e dini që koha e duhur për t’i praktikuar nuk është kur temperaturat janë në 0 gradë Celsius.

Kështu gjatë muajve të ftohtë aktivitetet pakësohen pikërisht për shkak të shirave, ajrit të ftohtë apo fenomeneve të tjera natyrore.

Pijet dhe ushqimet e ngrohta

Gjatë vjeshtës njerëzit kanë tendencën të konsumojnë ushqime të ngrohta, me shumë kalori dhe në sasi më të mëdha.

Kjo si një mënyrë për të përballuar të ftohtin e madh e cila bën që të shtoni në peshë.

Kur ajri është i ftohtë konsumohet më pak ujë dhe kjo mungesë e hidratimit mund të kthehet në një tjetër problem që shton peshë.