Ronaldo shkoi në dhomën e zhveshjes dhe bëri një gjest edhe më të turpshëm!

Cristiano Ronaldo ka zemëruar tifozët e Manchester United.

Në vend që të festojnë fitoren ndaj Tottenhamit, “djajtë e kuq” po merren me yllin më të madh të skuadrës së tyre. Shkak është bërë sjellja e papërshtatshme e Ronaldos, i cili para përfundimit të ndeshjes shkoi në dhomën e zhveshjes, pasi ishte inatosur që nuk pati një shans në derbin e Premierligës.

Megjithatë, kjo nuk është e gjitha, pasi “Athletic” na sjell detaje të reja të skandalit në Old Trafford.

Ronaldo nuk u largua nga fusha vetëm në minutën e 89-të, ai u largua menjëherë nga stadiumi para fishkëllimës së fundit. Mungesa e tij nuk është ndjerë në dhomat e zhveshjes, ku bashkëlojtarët po festonin fitoren”, shkruan gazetari i “Athletic”, Lauri Whitebell. /G.D albeu.com/


Shtuar 20.10.2022 17:30