Zanetti tregon se kush është lojtari më i mirë në botë, legjenda zikaltër thotë edhe golin e preferuar

Legjenda e klubit zikaltër, Javier Zanetti është intervistuar nga shtypi turk gjatë një eventi promovues.

“Fitorja e Champions League në Madrid ishte diçka e paharrueshme. Ende kur e mendoj më rrënqethet mishi.”

Goli i preferuar?

“Goli i Scudettos që shënova në një ndeshje kundër Romës në 2008 dhe atë që shënova kundër Lazios në finalen e Kupës UEFA në Paris.”

Kush mendoni se është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave?

“Messi, nuk ka asnjë dyshim për këtë.”

Keni luajt me lojtarë turq si Okan Buruk dhe Emre Belozoglu. Çfarë mendoni për ta?

“Okani dhe Emre janë miq të mirë, kam kujtime të bukura prej tyre.”

Cila ka qenë skuadra turke më e vështirë me të cilën jeni përballur në karrierën tuaj?

“Kam pasur mundësinë të luaj kundër ekipeve të mëdha. Një ndeshje që kemi luajtur kundër Fenerbahce ishte një prej tyre dhe ishte shumë e vështirë. E njëjta gjë me Galatasaray. Të dyja janë skuadra të vështira.”

Kush është futbollisti juaj i preferuar turk?

“Hakan Calhanoglu.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 22.09.2022 19:07