Si ta ruani sallatën të freskët për një ditë më vonë

Shpesh duam ta çojmë në zyrë apo ta marrim diku tjetër, por në mëngjes nuk kemi kohë ta rregullojmë.

Ideja për ta bërë nga një natë më parë nuk duket shumë e mirë pasi e dini që ditën në vijim nuk do të jetë aq e freskët, ndërkohë që do të ketë lëngje të “thithura”.

E megjithatë, ekziston një truk për të bërë sallatën tonë një natë më parë dhe që ajo të mbetet e freskët ditën tjetër. Nutricionistja amerikane Amanda Mixner e ndau trukun me miqtë e saj online përmes llogarisë së saj në Instagram.

Sipas nutricionistes së re, sallatën e vendosni në një kavanoz. Në fund vendosni salcën dhe sipër marulen, kështu që kur ta vendosni në pjatë të nesërmen, do të shihni se sallata do të jetë sikur e keni bërë po atë ditë.

“Kur doni ta hani, thjesht tundni kavanozin, hidhni përmbajtjen në një pjatë dhe ju del e shijshme”, shpjegon ajo ndër të tjera në videon e saj. /albeu.com


Shtuar 23.01.2023 23:55