Ëndrra e tifozëve të Lazios po kthehet në realitet, prestigjozja spanjolle konfirmon bisedimet me Marcelon

Deri dje, transferimi i mundshëm i Marcelos te Lazios ishte më shumë një dëshirë e tifozëve, sesa përpjekje serioze e drejtuesve të klubit.

Mirëpo së fundmi duket se gjërat kanë ndryshuar, dhe nënshkrimin me legjendën e Real Madridit duke një mundësi  reali për klubin italian.

Braziliani nga përfundimi i sezonit me Realin  është pa skuadër. Fillimisht pati zëra se anësori mund të merrte ndonjë post drejtues te “galaktikët”, por duket se kjo nuk do të realizohet.

Sipas Marca, ditët në vijim pritet të konkretizohet çështja e transferimit te Lazio./albeu.com


Shtuar 21.07.2022 16:48