Armando Broja bëhet me ekip të ri

Armando Broja duket se në edicionin e ri nuk do të mund të shpresojë të luajë në skuadrën e parë të Chelseat.

Sulmuesi shqiptar debutoi te skuadra londineze në edicionin që lamë pas në fitoren ndaj Evertonit.

18-vjeçari që ka shënuar 19 gola në 31 paraqitje për Chelsea B në të gjitha garat, mirëpo do të kalojë në huazim te Vittese.

Të gjithë lojtarët që cilësohen se kanë të ardhme në skuadër, dërgohen në huazim për të fituar më shumë eksperiencë, e që Vittese njihet si klubi i dytë i Roman Abramovichit.

Broja cilësohet si një sulmues që shumë shpejtë pritet të luajë në skuadrën e parë të Chelseat.

Në rast se reprezentuesi i Shqipërisë e tregon vetën te Vitesse, atëherë do të kishte shansin që të luante në skuadrën e parë të The Blues nga edicioni 2021/22.


Shtuar 18.08.2020 15:58