Vidhte të dhënat e anëtarëve të MEK, SPAK kërkon 10 vite burg për iranianin

Prokuroria e Posçame kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 10 burg për iranianin Bijan Pooladrag, pasi  akuzohet se vidhte të dhënat e anëtarëve të MEK nga telefoni i tyre.

Pooladrag u arrestua në tetor të vitit 2020, i akuzuar për spiunazh të anëtarëve të MEK.

Poolagrad akuzohet për një sërë veprash penale si organizatë terroriste, sulme ndaj sistemit kompjuterik, ndërhyrje në të dhëna kompjuterike të paautorizuara etj. Ai dyshohet se ka qenë pjesë e anëtarëve të muxhahedinëve dhe ka qenë banor i kampit në Manëz. Polagrad vepronte si i infiltruar mes muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri dhe ndërkohë dyshohet se po planifikonte sulmin terrorist./albeu.com