Victoria Beckham është “makthi” i restoranteve dhe vetë stilistja nuk ka asnjë kundërshtim

Vaktet e stilistes së njohur Victoria Beckham pa dyshim janë shumë të shëndetshme dhe të balancuara, dhe nuk përmbajnë qumësht ose produkte qumështi. Kohë më parë, ajo vetë deklaroi që vakti i saj i preferuar është pak kripë në bukë të thekur të bërë nga kokrra të plota gruri. Ndërkaq, ajo u shpreh se:

“Për shumicën e restoranteve unë sigurisht jam makthi. I adhuroj perimet e ziera në avull. Dëshiroj që artikujt të zihen në një mënyrë shumë të thjeshtë. Nuk i dua vajrat, yndyrat apo salcat. Më pëlqen të pi lëngje në darkë. Unë çdo ditë e nis me vrap dhe më pas ushtrohem me trajnerin tim personal. Ditën time e nis me një filxhan tradicional çaj ose kafe”.

Victoria konsumon dy lugë gjelle uthull molle me stomakun bosh dhe më pas bën një limonadë. Siç pretendon ajo, kjo e bën lëkurën e saj të duket perfekte. Për vaktin më të rëndësishëm të ditës, Victoria në përgjithësi zgjedh ushqime si bollguri. Mëngjesi i saj më i famshëm quhet përmban mollë, kivi, limon, spinaq, brokoli dhe fara chia. Nëse mes vakteve ndihet e uritur, stilistja e famshme i lejon vetes të shijojë fruta.

Ndërkaq, David dhe Victoria Beckham janë ende një çift i fuqishëm dhe të dy kanë ndikim në sipërmarrjet e biznesit. Mirëpo, duket se një nga bizneset në të cilin Victoria ka investuar më shumë, nuk po arrin rezultatet e dëshiruara. Kompania e veshjeve të Victoria Beckham ka hasur në probleme për shkak të një shume të madhe parash.

Sipas tabloidit britanik “The Mirror”, kompania e krijuar nga këngëtarja e veshjeve të nivelit të lartë ka borxhe që shkojnë deri në 64 milionë dollarë. Rikujtojmë, se së fundmi fansat e çiftit Beckham janë të shqetësuar dhe shkak për këtë është bërë një tatuazh. Victoria ka postuar në Instagram një video duke u grimuar, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është se ajo ka fshirë tatuazhin me inicialet e bashkëshortit.