Nafta pa akcizë/ Themeluesi i WhatApp-it “parkon” superjahtin në Durrës

Një tjetër super jaht është ankoruar në Durrës, pasi është joshur nga i ashtëquaturi turizëm e naftës në Shqipëri.

Jahti e ankoruar së fundmi kap një vlerë prej 400 milion eurosh dhe është i themeluesit të WhatApp-it, miliarderit 46-vjeça Jan Koum.

Superjahti “Moonrise” është “parkuar” mëngjesin e sotëm në portin e Durrës, i cili ndryshe nga anijet tona turistike, ai mund të furnizohet me naftë me çmim më të lirë, pa akcizë.

Ndalesa e mëparshme e ”Moonrise”, të ndërtuar në Holandë në 2020, ka qenë porti spanjoll i Barcelonës./albeu.com