Si në filma, helikopteri prej tre orësh në ndjekje të një gomoneje në Vlorë

Në Vlorë po zhvillohet një operacion po zhvillohet ku Delta Force është vënë në ndjekje të një gomone me dy persona brenda.

Prej tre orësh efektivët janë në ndjekje të mjetit tip gomone pasi ka të dyshuar brenda.

Raportohet se ndjekja ka vijuar nga zona e Zvërnecit-plazhi i vjetër dhe po drejtohet për në Orikum.

Në ndjekje është dhe një helikopter.


Shtuar 16.07.2020 09:17