Basha pritet mes shiut në Tropojë: Tregoja Sali Berishës! (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me ovacione dhe duartrokitje në Tropojë, edhe pse në qytet kishte nisur shiu.

Demokratët kishin dalë ta prisnin në hotelin ku ishte akomoduar, duke e shoqëruar deri në hollin kryesor.

Basha: Faleminderit për pritjen sot ka qenë një ditë e veçantë. Nesër në 9 prapë së bashku. Zoti iu bekoftë.

Demokratët: Mirë se erdhë në Tropojë! Hajde tregoja Sali Berishës.


Shtuar 17.04.2021 23:31