I riu e pëson keq nga video në “Tik Tok”, gjobë dhe heqje patente për 34 vjeçarin nga Tepelena

Pak dit më parë një video e të riut shqiptar nga Tepelena që hipte mbi makinë duke e lënë makinën pa shofer u bë virale në rrjetet sociale.

34 vjeçari fillimisht e postoi videon e “Tik tok”, më pas ajo u bë viralen në të gjitha mediat e tjera duke u cilësuar si një akt papërgjesia dhe burim aksidenti.

Së fundmi Policia e ka indentifikuar të riun duke i vendosur gjobë dhe hequr patentën

NJOFTIMI I POLICISE:

Publikoi video duke kryer veprime të rrezikshme për sigurinë e jetës në rrugë, gjatë drejtimit të mjetit, shoqërohet në Polici, 34-vjeçari nga Tepelena. Ndëshkohet me 60.000 lekë të rinj gjobë dhe me bllokim mjeti. Shërbimet e Policisë Rrugore, duke marrë shkas nga publikimi i një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqej një drejtues automjeti që kryente manovra të rrezikshme në rrugë, kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin A. K., banues në Tepelenë. Ky shtetas, më datë 17.07.2021, rreth orës 13:00, në rrugën e brendshme të fshatit Dragot, Tepelenë, ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”.

Për këtë shtetas është vendosur masa administrative 60.000 lekë të rinj, me sanksion plotësues ndalim administrativ i mjetit dhe tërheqje e lejes së qarkullimit për manovra të rrezikshme në rrugë, mosndryshim të pronësisë së mjetit brenda afatit dhe mosshlyerje të masave administrative brenda afatit ligjor.

Policia Rrugore apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, për përgjegjshmëri e përgjegjësi për sigurinë e jetës gjatë drejtimit të automjetit, pasi cilido që do shkelë rregullat e qarkullimit apo do kryejë manovra të rrezikshme në rrugë, që cenojnë rëndë sigurinë rrugore do përballet me Policinë Rrugore, në zbatim të plotë të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore falënderon qytetarët dhe median, për denoncimet e adresuara për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton cilindo që do rregullin e ligjin të denoncojë pa hezitim çdo paligjshmëri, duke i garantuar anonim të plotë, reagim të menjëhershëm e të paanshëm.


Shtuar 19.07.2021 12:20

Tags: ,