Dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit, bie nga pallati dhe ndërron jetë i moshuari në Durrës

Gajtë paradites së sotme një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin bregdetar të Durrësit, ku një i moshuar ka rënë nga kati i dytë i banesës dhe ka ndërruar jetë në spital.

Dyshohet se shtetasi M.D, 70 vjeç ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin që ka rënë nga lartësia.

Njoftimi i policisë:

Durrës- Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 17 Durrës, dyshohet se nën efektin e alkoolit, ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte, shtetasi M. D., 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com