Pak pas mesnate, një qendër studimi për fëmijë është përfshirë nga flakët. Policia bën me dije se nga zjarri ka vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 18.01.2022, rreth orës 01:00, në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka rënë zjarr në një qendër studimi për fëmijë, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com