Ish-konkurrentja e bujshme e “Përputhen” zhvendoset në Prishtinë: Në Tiranë vetëm për raste emergjente

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci, është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, ku përveçse poston foto e video të ndryshme, ajo herë pas here bën edhe bashkëbisedime me ndjekësit e shumtë.

E kështu ka bërë edhe së fundmi, teksa fansat si gjithmonë janë shumë kuriozë që të dinë detaje nga jeta e saj private.

Gjatë kësaj bisede, Sindi ka zbuluar se jeton në Prishtinë dhe se ka tre muaj që nuk ka ardhur në Tiranë.

Pjesë nga bashkëbisedimi me ndjekësit:

Që sa kohë je në Prishtinë?

3 muaj pa shkuar në Tiranë

A je e lidhur?

Ndoshta po, ndoshta jo… Pse jeni gjithmonë kaq të interesuar për jetën time personale?

Pse nuk ke shkuar në Tiranë?

Zemra ime është në Prishtinë

Ok, zemra jote është në Prishtinë, po Tirana?

Tirana vetëm me pushime ose raste emergjente