EMRI/ Identifikohet i riu shqiptar që u vra në Spanjë, 29-vjeçari me precedent penal në Vlorë për grabitje me dhunë

Endrit Sinaj është 29-vjeçari shqiptar që u vra në Spanjë. Mediat vendase raportojnë se Sinaj u plagos për vdekje në bark me armë zjarri në Girona.

Ai u gjet në rrugë nga një tjetër shqiptar, ndërsa autori nuk dihet ende.

I riu shqiptar i cili e kishte transportuar për në spital nuk ka lidhje me ngjarjen sipas mediave spanjolle. Viktima rezulton të jetë me origjnë nga Vlora. Ai ka precedent penal në Vlorë për grabitje dhe dhunë.

Viktima, u lirua me kusht pak ditë para se të vritej, pasi u arrestua së bashku me një bashkatdhetar në kuadër të një operacioni të lidhur me trafikun e marijuanës me Marbella. Sinaj u arrestua në La Selva dhe gjykata në Blanes, e cila më pas u pezullua në një gjykatë në Marbella, i dha atij liri të përkohshme, ndryshe nga kolegu i tij, i cili u burgos.

Më 23 prill, një bashkatdhetar e la të plagosur për vdekje para spitalit të Truetës. I riu kishte marrë një plumb në bark që i shkaktoi vdekjen.

Ende nuk dihet vendi i ngjarjes dhe autori i krimit.. Ditën e parë, falë targës së makinës që kishin kapur kamerat, policia gjeti njeriun që e kishte lënë në urgjencën e Truetës: një djalë tjetër shqiptar.

29-vjeçari kishte një të kaluar të lidhur me trafikim droge dhe grabitje të dhunshme, në Spanjë dhe Shqipëri.

Endrit Sinaj është një personazh i botës së krimit në Shqipëri, ku 3 vite më parë së bashku me 4 persona të tjetër të veshur si policë shkuan për të grabitur shtëpinë e njërit prej Vëllezërve Pronjo Caushi, por nuk kanë mundur ta çojnë deri në fund aksionin e tyre, pasi nuk kishte njeri në shtëpi në fshatin Kropisht të Selenicës. Ndërsa një ditë më pas të veshur me uniformë si të policisë, të armatosur dhe me maska ata kanë trokitur në derën e vëllait Fidel Caushi.

/albeu.com/


Shtuar 4.05.2023 10:31