MEK në Manzë, Rama: Do qëndronin për të qenë të sigurt, jo për ta kthyer Shqipërinë në një platformë politike kundër regjimit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vilnius, Lituani ku po mbahet Samiti i NATO-s. Ai ka zhvilluar një bashkëbisedim me eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo, mbi “Sfidat sistematike ndaj vlerave dhe interesave të përbashkëta”.

Rama është ndalur edhe te sulmet kibernetike iraniane që goditën Shqipërinë.

Ai tha se vendit tonë i duhet mëv shumë mbështetje nga Kongresi dhe Senati për të fuqizuar sigurinë kibernetike, dhe shtoi se Shqipëria po punon në këtë drejtim.

Rama foli edhe për strehimin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.

Ai tha se në bazë të marrëveshjes ishte e qartë se ata nuk duhet të kthenin Shqipërinë një platformë për të sulmuar regjimin e Iranit, e për pasoj Irani kreu sulm kibernetik kundrejt Shqipërisë.

Rama: Kjo është një sfidë tjetet e madhe dhe besoj se do të zmadhohet edhe më tej me hyrjen në jetën tonë të Inteligjencës Artificiale në shkallë të gjerë. Ne jemi një vend i vogël dhe nuk jemi në një pozitë për të ndryshuar fatin e ndonjë lufte, konflikti apo beteje por kur ne na kërkohet që të ndihmojmë jemi mëse të lumtur ta bëjmë. Jo cdo ditë mund të jesh kaq i dobishëm duke qenë kaq i vogël. Ne na u kërkua që të ndihmojmë me grupin MEK.

Ata u ndjenë të sigurt në Shqipëri. Marrëveshja ishte e qartë që ata të qëndronin në Shqipëri për të qenë të sigurt dhe jo për ta kthyer Shqipërinë në një platformë politike kudnër regjimit. Disa ngjarje ndodhën dhe ne u sulmuam nga një sulm në shkallë të gjerë dhe ishim një vend kryesor në Evropë që jepnim shërbime online. Për të rritur sigurinë tonë kibernetike duhet të kërkohet më shumë mbështetje nga Kongresi dhe Senati. Kjo nuk është më në lajme dhe kur nuk nuk je në lajme nuk është më problem. Ne po përpiqemi të fuqizojmë sigurinë kibernetike.

/Albeu.com./


Shtuar 11.07.2023 17:37