Berishën apo Alibeajn? Kë njeh Grida Duma si kryetar të PD-së

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka folur rreth situatës së brendshme të PD-së, e cila vijon të jetë e ndarë më dysh, me grupin që mbështet Sali Berishën dhe atë që mbështet Enkelejd Alibeaj.

E pyetur se cilin nga të dy njeh si kryetar partie, Duma tha se Enkelejd Alibeaj është kryetari i grupit Parlamentar i Partisë Demokratike. Në intervistën për Radar në Abc Duma pohoi se situate e brendshme në PD është njësoj me situatën në sesionin e kaluar.

Megjithatë ajo pohon se kolegët e saj janë më të matur dhe më të hapur për të kryer diskutime të përbashkëta, pavarësisht grupimeve të ndryshme. Ajo thotë se ka një dialog më të mirë mes deputetëve demokratë.

“Vijon situate ashtu siç ka qenë në sesionin e sezonit të kaluar. Situate është e njëjta. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së është Enkelejd Alibeaj. Ka një vendimmarrje për diskutime strategjike më shumë në tryezë të përbashkët. Diskutimi për çështjet e brendshme të PD duhet të mbetet i brendshëm.

Vë re që kolegët pavarësisht pozicionimeve të brendshme kanë një dialog më të mirë, ka dhe një lodhje ndaj debatit të brendshëm. PD nuk e zgjodhi vetë këtë rrugë. Është sfidë e madhe. Por shoh që kolegët kanë një sens më të matur.

Ajo që ndodh de facto është se të gjithë deputetët janë të shpërndarë në komisionet përkatëse. Tani secili nga ne të tregohet i matur. Ka ardhur një moment, besoj që në vitin e nëntë të qeverisjes së Ramës duhet të pranojmë çdo lloj proteste. Me s atë mundem do të jem prezente në çdo protestë. Kush do që të më thërrasë në protesta do shkoj”, tha Grida Duma.