“Muhabete pa lidhje”, Rama i kthehet Gjicit dhe Ndreut pasi kërkuan investime në bashkitë që drejtojnë

Sot vazhdon takimi e Ramës me kryetarët e Bashkive në Pogradec, kanë raportuar për bilancet e tyre, edhe kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici dhe kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu.

Gjici dhe Ndreu, përveç investimeve që janë bërë, kërkuan dhe të tjera, duke vënë në dukje se janë bashki të lëna nën hije dhe të fundit kur vjen puna për dhënie fondesh për përmirësimin e jetesës atje.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Ramës, i cili ju përgjigj të dyve duke ju thënë: “Jeni njerëz interesantë, prandaj jeni të suksesshëm. Njëri thotë se Ura e Madhe po na e bën Kukësin xhep fals, tjetri thotë Shengjimi deti i fundit. Ndërkohë në këto bashki po bëhen dy investimet më të madhe në Shqipëri. Ky thotë se Shëngjini është i fundit, ndërkohë po lidhet me Velipojën dhe do të lidhet me Malin e Zi. Ura e Kukësit është një vepër shumë komplekse, fantastike po bëhet. Ti thua kështu, ndërkohë dikur në Kukës futeshe mçeftas, ashtu si në Vlorë.

Tani mos e përdorim më këtë sepse të gjitha qytetet xhep janë, po ka xhep plot dhe xhep false. Dëgjoja dhe deputetet e Shkodrës që bërtisnin, se Ura do nxjerrë jashtë loje Shkodrën. Këto vepra rrisin ekonominë dhe qytetet duhet të mendojnë për të rritur atraktivitetin. Ky është muhabet pa lidhje dhe s’keni çfarë sqaroni, por më dëgjoni mua”./albeu.com


Shtuar 23.07.2022 12:03