Debutim ëndrrash për Calhanoglu (VIDEO)

Hakan Calhanoglu ka përjetuar një debutim ëndrrash me Interin në Serie A, teksa në ndeshjen e parë ndaj Genoas në Serie A ka bërë një asistim dhe një gol brenda 14 minutave lojë

Ylli turk në minutën e gjashtë e gjeti për mrekulli Milan Skriniar, i cili shënoi me kokë për 1-0, ndërsa Calhanoglu shënoi supergol nga distanca në minutën e 14-të për 2-0.


Shtuar 21.08.2021 19:17