Milan pret Veronën në San Siro, kështu pritet të dalë në fushë ekipi i “Djajëve të Kuq”

Kampionatet evropiane fillojnë sot pas një pushim për arsye të ndeshjeve eliminatore Qatar 2022.

Sot Milan do të ndeshet me Veronën në San Siro në orën 20:45.

Ekipi I Piolit në total është përballur 19 herë me Veronën, ku shënon 9 fitore, 7 barazime dhe 3 humbje.

Milan vjen nga 3 fitore rrjesht ndërsa Verona nga 2 barazime dhe 1 fitore.

Pioli sot ka disa mungesa shumë të rëndësishme në ekip dhe ndeshja do t’i vështirësohet duke patur parasysh që Verona me klubet “Big” gjithmonë shfaqet ne top formë dhe ka raste që përveç vështirësimit të lojës, ja del të fitojë dhe pikë.

Formacionet e mundshme:

Milan (4-2-3-1): Tatarusanu, Calabria,Tomori, Romagnoli , Ballo-Toure, Kessie,Bennacer, Saelemaekers, Maldini,Rebic,Giroud

Verona(3-4-1-2): Montipo, Daëidoëicz,Gunter, Casale, Faraoni, Ilic, Veloso, Lazovic, Barak, Simeone, Caprari


Shtuar 16.10.2021 12:57

Tags: ,