EMRI/ E rëndë në Sarandë, nëna bashkë me fëmijën e porsalindur hidhen nga kati i dytë i maternitetit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Sarandë mbrëmjen e sotme. Një nënë, së bashku me foshnjën e porsalindur është hedhur nga kati I dytë i maternitetit.

Bëhet fjalë për 35-vjeçaren, Mandolina Jashari nga Durrësi, e cila është hedhur me fëmijën e saj një ditësh.

Sipas informacioni paraprake, nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Mësohet se 35-vjeçarja është e komunitetit rom dhe se vuan nga probleme të shëndetit mendor. I porsalinduri është fëmija i saj i 6-të.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 22:00 , dyshohet në kushte depresioni është vetëhedhur nga kati i dytë i maternitetit, Sarandë, shtetasja M. J., 35 vjeçe, së bashku me fëmijën e saj të porsalindur.

Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com