U kap me pistoletë dhe 23 fishekë, çfarë tha në polici Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina, ka pranuar në policinë e Kukësit se arma e zjarrit dhe 23 fishekë i përkisnin asaj.

“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam haruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë”, është shprehur ajo.

Fjolla u arrestua mesditën e djeshme teksa po udhëtonte me një makinë “Audi Q7” në vijën e dytë të kontrollit në Morinë pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë.

Policia sekuestroi edhe një pistoletë lodër si dhe ka arrestuar edhe dy personat e tjerë , të cilët po udhëtonin me të, përkatësisht F.M., 29 vjeç dhe F.S., 29 vjeç.

Pas arrestimit këngëtarja përfundoi në spital për shkak se nuk po ndihej mirë.


Shtuar 20.09.2020 11:16