Ulsi Manja publikon pasuritë “marramendëse” të prokurorëve dhe gjyqtarëve të larguar nga vettingu

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin Edi Rama kanë folur për Reformën në Drejtësisë. Ndërsa tha se drejtësia e re është bërë vetëm për të kthyer besimin te sistemi i drejtësisë, ka publikuar pasuritë “marramendëse” të prokurorëve dhe gjyqtarëve të larguar nga vettingu

Nuk duam që besimi të drejtësia e re të bie nivelet ku ishte. Ndryshe rrezikojmë të shkojmë në pikën zero. Për prokurorët e gjyqtarët e dorëhequr nga frika e vetingut as nuk e vë njeri ujin në zjarr për të nisur hetime, sepse aty është kontingjenti i gjyqtarët dhe prokurorët që po ju skadojnë afatet e parashkrimit të ndjekjes penale. Po ju rendis top listën e 10 gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk e justifikojnë dot pasurinë.

857 mln ketë të vjetra, 714 mijë euro kur në jetë ka bërë vetëm prokurorin. Ta hetojë drejtësia këtë. Që shqiptarët ta marrin vesh se zbatohet njësoj për te gjithë

800 mln letë të vjetra, jo vetëm që ka fshehje pasurish por ka probleme me pastërtinë e figurës, lidhje me botën e krimit.

691 mln leke të vjetra.

600 mln te vjetra,

500 mln lekë të vjetra

460 mln leke

155 mln lekë të vjetra.

Të gjithë kanë problem me pasurinë, me toka. Doni për apartamentet, me toka. Janë kthyer latifondistë.  Nje subjekt tjeter 13 apartamente vila e shtëpi, është larguar nga vetingu .

Një subjekt tjetër ka ndërtuar vilën pa leje, vepër penale.  Ky mirë lekët pa burime por ka kryer edhe vepër penale./albeu.com


Shtuar 11.05.2022 10:50