Frikë në Turqi, tërmet me magnitudë 5.2, plagosen 23 persona

Të paktën 23 persona u plagosën pas një tërmeti me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter që goditi Turqinë jugore të enjten mbrëma, thanë zyrtarët.

Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha se shumica e lëndimeve janë shkaktuar nga rënia ose kërcimi nga një lartësi e madhe.

Guvernatori i provincës Malatya, Arif Jilmaz, i tha Anadollit se ekipet e tyre të menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave janë në terren.

Yilmaz shtoi se informacionet paraprake konfirmojnë shembjen e një ndërtese të braktisur.

Kompania private televizive NTV raporton se dëmet e shkaktuara nga tërmeti shihen në ndërtesa.

Malatya, ku ishte epiqendra e tërmetit, ishte ndër provincat e dëmtuara rëndë nga tërmeti i gjysmë viti më parë.

Autoritetet lokale thanë në atë kohë se rreth 2.3 mijë njerëz vdiqën vetëm në atë provincë.

Dy tërmete të mëdha dhe shumë pasgoditje goditën Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore në shkurt, duke vrarë më shumë se 50,000 njerëz.


Shtuar 11.08.2023 11:34

Tags: ,