Aksident në aksin Krujë-Vorë, makina përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës

Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë Urës së Gjolës, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën.

Një i ri ka aksidentuar me automjetin e tij 55-vjeçarin Pëllumb Stafuka, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, ky i fundit ka ndërruar jetë.

Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit të rëndë.

Njoftim policie

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë në afërsi te Ura Gjolës, Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin A. K., 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin P. S., 55 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi P. S. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 20.12.2022 19:35