Goditet grupi i kanabisit në Krujë: Arrestohen 6 persona, mes tyre babë e bir

Policia e Krujës ka arrestuar 6 persona të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike.

Ndërkohë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Përkatësisht janë vënë në pranga shtetasit Xhavit Brama, banues në Shalqet; Enea Brama, banues në Shalqet; Ylli Halili banues në Halil; Xhelal Nuzi, banues në Thumanë; Benard Nuzi, banues në Thumanë dhe Valentin Lata, banues në Larushk.

Njëkohësisht ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. N., banues në Thumanë, për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe G. L., banues në Larushk, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit të territorit, në Njësinë Administrative Thumanë, në fshatrat Shalqet dhe Larushk, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në tokat në pronësi të këtyre shtetasve, kubikë dhe fidanë të dyshuar cananbis satitva.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi 

Krujë

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë për tentativë për kultivim të bimëve narkotike, 6 shtetas, procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e terrorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të pandërprerë të territorit, kanë arrestuar në flagrancë 6 shtetas, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Janë vënë në pranga shtetasit Xh. B., banues në Shalqet; E. B., banues në Shalqet; Y. H., banues në Halil; Xh. N., banues në Thumanë; B. N., banues në Thumanë dhe V. l., banues në Larushk.

Njëkohësisht ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. N., banues në Thumanë, për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe G. L., banues në Larushk, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit të territorit, në Njësinë Administrative Thumanë, në fshatrat Shalqet dhe Larushk, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në tokat në pronësi të këtyre shtetasve, kubikë dhe fidanë të dyshuar cananbis satitva.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 27.05.2021 08:48