Dosja Gërdeci/ Shtyhet në 23 mars seanca paraprake ndaj Fatmir Mediut

Është shtyrë për në 23 mars seanca paraprake për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Mediu nuk është paraqitur në seancën e sotme të mbajtur për çështjen e Gërdecit. Në gjyq ishin prezentë vetëm avokatët e ish-ministrit.

Mediu akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Vetë Mediu ka deklaruar se është i pafajshëm dhe akuzat ndaj tij i ka cilësuar politike./Albeu.com/


Shtuar 8.03.2023 13:36