Sherr për pronat në Librazhd, grushte dhe dëmtim makinash mes dy personave

Policia ka referuar materialet në Prokurori për dy persona, të cilët pas një konflikti për pronat janë zënë dhe fizikisht. Ka qenë një 30-vjeçar që ka rrahur me grushte një 40-vjeçar, pasi ky i fundit i kishte dëmtuar makinën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit 30 vjeç, dhe 40 vjeç, pasi në fshatin Katjel, Prrenjas, gjatë një konflikti për motive pronësie ndërmjet tyre, shtetasi 30-vjeçar ka goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin 40-vjeçar, dhe ky i fundit, më pas, ka dëmtuar me mjete të forta, automjetin e 30-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 15.07.2023 09:45