”Xhaxhi mos më rrih”, gjyshi i 3 vjeçarit: Të dënohet vajza ime dhe bashkëjetuesi i saj

Vogëlushi 3-vjeçar, i cili mbeti i dëmtuar rëndë nga dhuna barbare e bashkëjetuesit të nënës së tij, ka dalë nga gjendja kritike. Lajmi është dhënë nga halla e tij në emisionin ‘Me zemër të hapur’, e cila tha se djali kur kishte folur për herë të parë, iu ishte drejtuar mjekut; ‘xhaxhi mos më rrih’. Po ashtu ajo tha se ka komunikuar pak me nipin në telefon, përmes lidhjes së internetit.

“Fola pak me kamer me djalin, mundohej të fliste pak. Ta ndihmojmë atë fëmijë që ta kalojë atë traumë. Fola me mjekun dhe fëmija thoshte: mos më rrihni! Ato që deklarova për dhunën në familje mi ka pohuar vetë. Nëna nuk mohohet asnjëherë.”, tha halla.

Ndërkohë që për ngjarjen ka reaguar dhe gjyshi i 3 vjeçarit nga ana e të ënës, i cili thotë se e dënon aktin e kryer nga ana e vajzës së tij dhe bashkëjetuesit të saj.

“S’kam qenë në dijeni të dhunës së ushtruar ndaj nipit tim, dua që vajza dhe bashkëjetuesi i saj të dënohen në rast se e kanë bërë këtë”, është shprehur gjyshi i 3-vjeçarit.

Kujtojme se dje Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 35-vjeçarin Alfred Kazanxhi, i cili akuzohet për keqtrajtim të të miturit. Kazanxhi nuk ka pranuar krimin, ndërsa tha se fëmija kishte rënë nga krevati.


Shtuar 29.04.2020 10:55