Në mëngjes u plagos me thikë në qafë, Rumani përballet sërish me agresorin! Përplasin makinat dhe rrihen me njëri-tjetrin

I riu që u plagos mëngjesin e sotëm më thikë në qafë, Erlind Rumuni, pas daljes nga spitali ku u mjekua, është përballur sërish me agresorin.

Ngjarja ka ndodhur para rreth një ore në lagjen nr.4.

Sipas burimeve, 3 shtetas janë konfliktuar me njeri-tjetrin duke u goditur edhe me automjete. Janë goditur automjetet “Citroen” me targa AA631ZY me automjetin “Toyota” me targe AZI 9208.

Në një nga automjetet ndodhej Erlind Rumani, 38-vjeçari, i cili sot rreth ores 02.30 u paraqit në spital i plagosur me thike ne qafe.

Policia ka shoqeruar deri tani 3 shtetas ne Komisariat./albeu.com/