Nuk i donte në vendin e tij, italiani makth i familjes shqiptare prej 14 vitesh, u hidhte fekale dhe minj para shtëpisë

Mediet italiane kanë publikuar një rast ekstrem ksenofobie dhe racizmi ndaj një familjeje shqiptare në Itali.

Për plot 14 vite një 72-vjeçar ka kryer veprime raciste dhe frikësuese ndaj familjes shqiptare në lagjen e tij në një provincë të Bolonjës.

“Të huajt e m…, kthehuni në Shqipëri me gomone!”. Kjo ka qenë deklarata diskriminuese që i moshuari talian përdorte kundrejt fqinjëve të tij shqiptarë për vite me radhë.

Mediat italiane raportojnë se 72-vjeçari siç duket nuk është mjaftuar me kaq vetëm me fjalë.

Ai vendose fekale dhe minj të ngordhur në trotuarin para banesës së familjes shqiptare. Edhe pse shumë vonë, pas 14 vitesh karabinerët ndaluan italianin, nën akuzën e përndjekjes ndaj një familjeje të huajsh, burrit shqiptar, dhe gruas rumune, si dhe djalit të tyre 8-vjeçar.

Ishte gruaja ajo që kërkoi ndihmë nga karabinierët shkurtin e kaluar, kur u paraqit në komisariat për shkak se qëndrimi i të moshuarit kundrejt tyre ishte përkeqësuar me kalimin e kohës. Bashkëshortja e shqiptarit kishte raportuar në polici dhe një rast të ndodhur në 2020-ën, kur i moshuari i kishte kërcënuar duke i drejtuar një kaçavidë.

Tashmë familja është me urdhër mbrojtjeje nga policia italiane. I moshuari duhet të ruajë distancë prej 500 metrash nga familjen e shqiptarit, ndërsa është në mbikëqyrje policore./albeu.com/