DETAJET/ Mbushën qelitë me drogë, si nisi hetimi për mega-operacionin në Elbasan (VIDEO)

Një operacion i madh policor po zhvillohet në Elbasan, ku deri më tani janë lëshuar 25 urdhër-ndalimi.

Burimet thonë se të arrestuarit janë zyrtarë e policë burgjesh.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Po ashtu mësohet se urdhër ndalimi janë lëshuar edhe për të burgosur “VIP” të cilët dyshohet se në bashkëpunim me zyrtarë të burgjeve kanë mundur të fusin sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike në ambientet e brendshme të burgjeve.

Për zyrtarët nën hetim që janë duke u shoqëruar nga FNSH ka vendim gjykate në mungesë “arrest me burg”.

Në këtë operacion po marrin pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Njësia Operacionale./albeu.com/