Nuk ndalet Enrique: Ne jemi skuadra më e mirë në fazën defanzive në “Euro 2020”

Luis Enrique ka folur para ndeshjes me Zvicrën.

Selektori spanjoll, Luis Enrique ka folur para ndeshjes me Zvicrën në konferencën për shtyp para takimit.

Spanjolli theksoi se Zvicra është skuadër e fortë, por edhe Spanja dëshiron fitore duke deklaruar se “Furia e Kuqe” ka mbrojtjen më të mirë në “Euro 2020”.

“Unë mendoj se ne jemi një nga skuadrat më të mira mbrojtëse në Kampionatin Evropian “Euro 2020”, tha ai.

“Jo sipas të dhënave, por sipas mënyrës së bërjes së tyre. Rishikimi i golave ka disa gabime specifike, por qëndrimi i skuadrës është shumë i mirë dhe unë jam i lumtur me mënyrën se si i kemi menaxhuam ato 10 minutat e fundit në mbrojtje”, shtoi ai.

“Gabimet tona ishin kryesisht kur kishim nën udhëheqje topin dhe më pas i korrigjuam ato në kohën shtesë”, tha Enrique.

Enrique u ndal të flasë edhe për gabimin e Unai Simon.

“Ju nuk keni pse ta mundoni veten ose ta ndëshkoni vetveten. Ajo që ka rëndësi nuk është gabimi, por ajo që bëni më pastij, dhe kjo është ajo që ai ka bërë. Një notë 5 për Unai”, përfundoi Luis Enrique


Shtuar 1.07.2021 21:59