Pamje apokaliptike nga përmbytjet në Greqi, vetëm çatitë duken mbi ujë (VIDEO)

Moti i keq ka shkaktuar pasoja të mëdha në Greqi. Vendi fqinj është goditur nga fenomeni “Daniel”, ndërsa nga pamjet e raportuara nga mediat greke shihen zona të shumta që janë përmbytur.

Deri më tani është raportuar për katër viktima.


Ujërat, balta ka mbuluar banesat, ku shihen vetëm çatitë e shtëpive. Tashmë zona Metamorfosi duket si një liqen i madh, pasi i gjithë fshati thuajse është mbuluar nga uji.


Shtuar 7.09.2023 17:22