Tragjike: Vetëm dy javë pasi u martua, këngëtari i njohur bie nga dritarja e hotelit dhe vdes (FOTO LAJM)

Muaji i mjaltit ka përfunduar në tragjedi për këngëtarin e njohur brazilian, i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e  një aksidenti në hotelin ku po qëndronte.

Mësohet se këngëtari Kevin Nascimento Bueno, i njohur gjithashtu si MC Kevin me plot 10 milionë ndjekës në Instagram, ra nga dritarja e një hoteli në një lagje buzë plazhit të Rio de Janeiros, në Brazil.

Skuadra e zjarrfikësve u thirr në vendngjarje dhe e çoi 23-vjeçarin në spital në një gjendje kritike, ku ai më vonë ndërroi jetë.

Aksidenti ndodhi të dielën në mbrëmje, vetëm dy javë pas dasmës së tij me avokaten Deolane Bezerra në një plazh meksikan. Pas vdekjes së tij tragjike, Bezerra postoi një foto të tyre nga dasma bardh e zi.


Shtuar 18.05.2021 16:58