Talenti i Juves refuzon kthimin në Itali dhe ndryshon menaxherin

Mohamed Ihattaren e ka ndarë mendjen të mos rikthehet më në Itali dhe për këtë ka ndryshuar edhe menaxher, duke ndërprerë bashkëpunimin me Mino Raiolën dhe firmosur me Ali Dursun.

Fantazisti holandez, që iu bashkua Juventusit si një nga futbollistët më premtues, u transferua te Sampdoria në huazim, por është larguar që më 12 tetor nga Italia dhe nuk ka ndërmend të kthehet më, duke u shndërruar në një çështje.

Sampdoria ka bërë lëvizje konkrete për të prishur marrëveshjen e huazimit, ndërsa edhe klubi i Juventusit po punon për të ndërprerë para kohe kontratën që firmosi me 19-vjeçarin, i cili erdhi me parametra zero verën e kaluar.

E ndërkohë vetë Ihattaren vijon të stërvitet i diferencuar te Untrechti për të mbajtur trupin në formë, ndërsa tani i ka besuar menaxherit Ali Dursun, i cili do të marrë përsipër misionin për t’i gjetur një ekip tjetër në kampionatin holandez.


Shtuar 14.11.2021 13:27