30 vite për titullin e Liverpool, si ka ndryshuar futbolli dhe bota këto 3 dekada

U desh të kalonin 30 vite që Liverpool të fitonte përsëri titullin kampion në Angli, të parin që prej krijimit të Premier Leaguer dhe të 19-tin në total.

Por si ishte bota e futbollit, dhe bota në përgjithësi, në vitin 1990, kur Liverpool fitoi titullin për herë të fundit para mbrëmjes së të enjtes?

Kupën e Anglisë atë vit e fitonte Manchester United.

Gary Lineker ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit anglez, me 24 gola, për Tottenham.

Diego Maradona fitonte titullin kampion në Itali me Napolin.

Real Madrid shpallej fitues i kampionatit spanjoll për herë të 25-të.

Bayern Munchen fitonte titullin kampion në Gjermani.

Milan mundte Benfica-n dhe shpalleh për herë të katërt kampion i Europës.

Juventus fitonte Kupën UEFA.

Sampdoria fitonte Kupën e Kupave, turne që sot nuk zhvillohet më.

Gjermania Perëndimore fitonte Kupën e Botës në Itali, për herë të tretë në historinë e saj.

Lothar Matthaus fitonte Topin e Artë.

Roberto Baggio u bë lojtari më i shtrenjtë në botë, kur Juventus pagoi gati 10 milionë euro te Fiorentina për ta blerë.

Që prej vitit 1990, bota ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë në këto 30 vite.

Në vitin 1991, Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuari.

Në vitin 1992, u fut në zbatim rregulli që ndalonte portierin të kapte topin me dorë nëse shoku i skuadrës ia pasonte me këmbë.

Në vitin 1993 lindi interneti që njohim, duke u futur për përdorim në publik.

Në vitin 1994 hyri në përdorim motori i kërkim Yahoo. 4 vite më vonë edhe Google.

Në vitin 1997, sonda e NASA-s zbriti në Mars.

Në vitin 1997 doli në shitje libri i parë “Harry Potter”.

Lindën rrjetet sociale. Facebook në vitin 2004 dhe Twitter në vitin 2006.

Në vitin 2009, Barack Obama u bë presidenti i parë afro-amerikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në vitin 2018 sistemi VAR për verifikimin e vendimeve të arbitrave u fut në futboll.

Vetë Liverpool fitoi dy herë Champions League, 14 trofe të tjerë në total, përveç titullit kampion, sigurisht.

Në vitin 2019 ndodhi Brexit, Mbretëria e Bashkuara u largua nga Bashkimi Europian.


Shtuar 26.06.2020 13:55