“Policia si konkurs mode”, Anila Hoxha: Plot trukime, është si t’i japësh maces mëlçitë që t’i ruaj

Gazetarja investigative Anila Hoxha ka ironizuar operacionet policore të cilat në thelb nuk kanë asgjë.

Hoxha thekson se këto të fundit janë kthyer në një konkrus mode, ku gjithsecili mundohet të reklamojë punën e tij më bukur.

Përmes një reagimi në rrejtin social, Hoxha  ngre alarmin dhe akuzon ‘blutë’ se shpesh përdorin edhe trukime për të reklamuar sa më bukur ‘punën’ e tyre.

“Është bërë policia si konkurs mode. Kush e kush të reklamojë aksione episodike që në thelb nuk thonë asgjë. Ka nga ata që konkurrojnë me keto trukime për të treguar se meritojnë katapultimin në Forcën Operacionale Lëvizëse! Me pak fjalë, ti japim maces mëlcitë që ti ruajë !’’, shkruan Anila Hoxha./albeu.com/


Shtuar 12.02.2022 15:31