Rama thërret në takim drejtuesit e rinj të degëve të PS, çfarë pritet të diskutohet

Kryeministri Edi Rama ka thirrur në takim drejtuesit e rinj degëve të Partisë Socialiste.

Takimi është njoftuar në orën 18:00 dhe vjen pas mbylljes së garës për drejtuesit e rinj të partisë në 61 bashki.

Zgjedhja e të rinjve erdhi pas vendimit të Kuvendit të 9 Prillit që shkarkoi drejtuesit e mëparshëm, duke u ndërprerë atyre mandatin për t’i hapur rrugë implementimit të ndryshimeve në organizimin e strukturës së drejtimit në nivel bashkie.

Kujtojmë se procesi për zgjedhjen e kryetarëve të rinj u hap në maj dhe u zhvillua për disa javë.

Ky proces i ka paraprirë fushatës për zgjedhjet lokale të vitit 2023./albeu.com/